Punët e shtëpisë janë kthyer në problem mes banorëve në “Big Brother VIP”. Këtë herë ato çuan në debat të ashpër Einxhel dhe Donaldin.
Gjithçka nisi kur me urdhër nga produksioni banorët duhet të lajnë me dorë të gjitha rrobat, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.
Einxhel i përmend edhe veshmbathjet Donaldit, të cilat sipas saj i gjen kudo të përhapura në lavanderi.
Nga ana tjetër Donaldi i tha Einxhel se si femër që është duhet të bëjë në minimum gjërat që flet e jo vetëm të bëjë llafe. Kjo nuk i pëlqeu aspak moderatores e cila u shpreh se mban higjienën e saj, por nuk i shërben atij.
Teksa ajo u ngrit nga dhoma e ndenjes për tu larguar, Donaldi e quajti “Ëngjëll”. Kjo e bëri dhe më keq situatën, dhe moderatorja ju kthye e revoltuar. “Mos më thirr ashtu, shakanë time e të Monikës nuk ke të drejtë ta përmendësh”, i tha ajo aktorit.
Edhe Dagz u përfshi në debat duke i dhënë të drejtë partneres së tij.