Ish miss-i shqiptar Egla Harxhi, pas rikthimit në Shqipëri u përfol shumë për lidhjen e saj treshe me Jarl de Baserville dhe një modele. Më pas Egla solli në jetë fëmijën e tyre të parë të quajtur Luxifer, emër i cili krijoi shumë debat në rrjete sociale.
Por disa muaj pas lindjes së djalit, ish miss-i ka rrëfyer çdo gjë për mëmësinë dhe familjen e saj në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”. Ajo ka treguar se ndjesia e të qenit nënë i ka mbushur shpirtin me dritë dhe që në momentin e parë ka krijuar në një lidhje shumë të fortë me birin e saj. Egla ka thënë se nuk ka dashur të flasë në lidhje me emrin e djalit, sepse asaj nuk i interesojnë aspak mendimet e personave paragjykuese e të palexuar. Ish miss-i është pyetur se si ka ndryshuar jeta e saj familjare pas lindjes së Luxifer.
“Të bën të kthehesh te vlerat dhe bazat e forta të familjes ku ti ke lindur dhe me këto baza të vazhdosh. Me familjen që ke vendosur të krijosh e çfarëdo forme është ajo. Nuk është e rëndësishme forma, por përmbajtja. Nuk kam ndryshuar mendim mbi asgjë nga ato që kam shprehur deri më sot publikisht pasi i mendoj vërtetë, por situatat dhe njerëzit ndryshojnë dhe ti kupton që shumë gjëra nuk kanë qenë të vërteta në jetën tënde. Kupton që më të shtrenjtë se familja dhe miqtë e vërtetë nuk ka dhe se ata që të duan të mirën siç ti ja do, janë të rrallë.” ka thënë ajo. /revistawho.com