Si sot një vit më parë, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Saiysman u bënë prindër për herë të parë, me një djalë të quajtur Efehan. Sot Almeda e ka festuar këtë gëzim me një foto kur Efehan ishte fare i vogël dhe me një dedikim mjaft emocionues. Ndërsa pak më parë ajo ka zbuluar tortën gjigande që i ka bërë motra e Almedës me partnerin. Për shkak të Koronavirusit, me siguri një festë e madhe do të mungojë por Efehan po feston pranë njerëzve më të dashur, që gëzojnë çdo ditë për vogëlushin.