• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Edhe reperi shqiptar ndjek trendet e fundit, ndryshon ngjyrën e flokëve

Reperi i njohur shqiptar, Fero, është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku përveç fotove nga jeta private, promovon edhe projektet e reja. Ditën e sotme, ai ka habitur ndjekësit me foton e tij të fundit në ‘Instagram’, ku shfaqet me një ‘look’ krejtësisht ndryshe. Ai ka kombinuar ngjyrën e re të flokëve, me veshjen në ngjyrë neon. Me këtë foto ai ka paralajmëruar këngën më të re me titull ‘Fol edhe 1 her’ dhe ndoshta, kjo do jetë paraqitja e tij në videoklip. Fansat kanë reaguar menjëherë me komente, pasi janë habitur nga ky ndryshim i menjëhershëm i reperit. Kujtojmë që së fundmi, Fero është komentuar për lidhjen me modelen shqiptare Arbenita Ismajli./revistawho.com

View this post on Instagram

🎾 FOL EDHE 1 HER 🎾

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

CLOSE
CLOSE