• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Edhe pse me pushime, David dhe Victoria Beckham habisin me stilin e tyre

David Beckham dhe Victoria Beckham kanë nisur pushimet së bashku me fëmijët e tyre në Itali. Çifti ka publikuar shumë foto dhe video nga vendet që kanë vizituar apo momentet familjare, megjithatë ajo që tërhoqi vëmendje ishte fotoja ku David dhe Victoria dukeshin më në formë se kurrë, me stilin e tyre karakterizues. Victoria kishte zgjedhur një palë pantallona të bardha mbas trupit, një bluzë të gjatë në ngjyrë portokalli dhe një palë sandale ‘gold’ kombinuar me një çantë dore me po të njëjtën ngjyrë. Nga ana tjetër, në veshjen e David dominonin ngjyrat e tokës, pasi ish-futbollisti kishte vendosur të vishte një palë pantallona serioze, një bluzë të thjeshtë dhe një palë këpucë ngjyrë kafe. Sigurisht ky ‘look’ që kishin zgjedhur ishte për ndonjë darkë ose festë që dyshja ka marrë pjesë gjatë vizitës së tyre në Itali./revistawho.com