• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Edhe nëpër stuhi së bashku”, Bieta Sulo i dedikon këto fjalë Albanit dhe uron festat për të gjithë shqiptarët

Moderatorja e ëmbël e ekranit shqiptar, Bieta Sulo ka publikuar pak më parë në llogarinë e saj në ‘Instagram’, urimin e ekranit të ‘Top Channel’ për festat e fundvitit. Këtë vit të gjithë personazhet e njohur kanë kënduar së bashku ‘Ende ka shpresë’ nga Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në nder të viktimave të tërmetit të datës 26 nëntor.

Në postimin e Bietës nuk ka munguar vlerësimi për materialin muzikor të përzgjedhur, por edhe dedikimi i veçantë për partnerin e saj, Alban Dudushi, i cili përkon edhe me pjesën e tekstit të cilën dyshja ka kënduar në xhirime.

“Urimi i @topchannelalbania ‘Ende ka shpresë’, një këngë me tekst të goditur nga @albanskenderaj & @miriamcani. Urime për punën e realizuar. Edhe nëpër stuhi së bashku @albandudushi. Gëzuar të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar moderatorja e ‘Ftesë në 5’ krah postimit të saj më të fundit në rrjetet sociale.

Sulo ka uruar kështu të gjithë shqiptarët për këtë fundvit, ku fjalët më të ëmbla i ka rrëmbyer si gjithmonë, Albani./revistawho.com