• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Seks, Shëndet

Edhe masturbimi ka nevojë për udhëzime për përdorimin

82% e vajzave nuk përjetojnë orgazmë gjatë aktit me parnerin apo me një lodër dildo. Shumica prej tyre mund ta kënaqin vetë veten duke stimuluar klitorin. Për këtë arsye “Cosmopolitan” sjell 7 këshilla që do t’ju ndihmojnë të kënaqni veten çmendurisht.

1.Përdor dy gishta për të prekur klitorin sikur po luan në piano, thotë eksperti i seksit , Carmel Jones.

2.Përpiquni të stimuloni të gjithë klitorin, jo vetëm pjesën e jashtme. Klitori është si një ajsberg, ka mijëra nerva nën sipërfaqe dhe pjesa që prekni është thjesht një pjesë e vogël.  Masazhoni labian dhe pjesën mbi klitorin për më shumë stimulim thotë Malika O’Neill, eksperte e seksit.

3.Ushtroni presion dhe provoni lëvizje të ndryshme duke lëvizur gishtat lart e poshtë.

4.Provoni lëvizjen diagonal, këshillon O’Neill. “Me dy ose tre gishta, prekni klitorin në lëvizje diagonal duke rritur shpejtësinë sipas dëshirës suaj”.

5.Përdorni lubrifikant pasi do t’ju ndihmojë ta merrni me ngadalë dhe butësisht.

6.Provoni lëvizje rrethore. Me një ose dy gishta bëni levizje rrethore dhe kur ta ndjeni që po kënaqeni, vazhdoni për disa minuta.

7.Përdor të dy duart. Njërën për të stimuluar vaginën, por pa penetruar dhe tjetrën për të bërë lëvizje rrethore në klitor.