Kur kujtojmë dhëmbët e floririt kthehemi pas në kohë, në vendin tonë ishte privilegj që të vjetrit të kishin një punim dhëmbësh prej floriri.
Ndërsa në New York është kthyer në trend që në vitet 80′ nga legjendat e boksit Mike Tyson. E më pas u pasua nga figurat e hip hopit në vitet 2000.
Që nga ajo kohë nuk ka ndaluar ky trend që të bën të dukesh shumë cool dhe të guximshëm njëkohësisht.
Ja që edhe Elvana ka guxuar paksa me pamjen e saj sweg, pasi detaji i floririt e ka bërë të duket shumë bukur edhe rebele.
Por sipas dentistëve profesionist keto “tekat e modës” nuk duhet të mbahen më shumë se 4 orë sepse dëmtojnë shumë dhëmbët./revistawho.com