Moderatori i njohur i ‘Wake Up’, Isli Islami feston sot ditëlindjen e tij. Në llogarinë e Islit kanë mbërritur një sërë urimesh, mes të cilave ka dalluar dhe ai i koleges së tij, Ori Nebijaj.
“Edhe 100 të na bëhesh o mbret. Këtë vit s’të bëmë për të qarë, ama ti e di që do qeshësh shumë”, ka shkruar Nebijaj krah videos krah Islit në studion e ‘Wake Up’.
Kujtojmë se Ori dhe Isli kanë ndarë herë pas here momentet më ‘funny’ krah njëri-tjetrit, duke treguar se gëzojnë një miqësi shumë të ngushtë prej shumë vitesh tashmë./revistawho.com