“Dashuria është në ajër”, seriali që po transmetohet aktualisht dhe në Shqipëri, vazhdon të ketë një shikueshmëri të lartë në Turqi duke thyer shifra rekord. Në episodin më të fundit që është shfaqur në Turqi të gjithë kanë mësuar se Eda është shtatzënë. Eda dhe Serkan po e mbanin të fshehtë lajmin e ëmbël derisa u zbulua papritur.
Fansat e serialit janë gëzuar shumë për zhvillimin e ngjarjeve dhe në episodet e reja presin me padurim ta shohin Edën me barkun e rrumbullakosur.
Ndërkohë në Shqipëri seriali është ende në episodet ku Eda dhe Serkan sapo kanë kuptuar se e duam me të vërtetë njëri-tjetrin, përpos marrëveshjes së tyre. Kështu që do na duhet edhe ca kohë për ta parë Edën shtatzënë në TV Klan.
View this post on Instagram