Pas Edës, është rradha e Serkanit për t’i propozuar për martesë. Vendimi i tyre për t’u martuar pritet me entuziazëm nga miqtë, por nga ana tjetër, Ajdan dhe Ajfer janë dyshuese për këtë vendim. Guximi i Edës e habit Semihan. Përballë këtij vendimi të marrë nga mbesa e saj pavarësisht kërcënimeve, Semiha bën një plan tjetër.Eda dhe Serkan menjëherë nisin përgatitjet për dasmën. Ajdan dhe Ajfer, të cilat duan t’i ndihmojnë, fillojnë t’i vështirësojnë gjërat për të dy me planifikuesin e dasmës. Dallimet mes familjeve nga njëra anë, koha e shkurtër për t’u përgatitur nga ana tjetër krijojnë tension tek Eda dhe Serkan. Vendimi i djemve për të festuar natën e beqarisë i mërzit vajzat dhe vendosin t’i surprizojnë. Ndërkohë Edën dhe Serkanin, i presin probleme që do të shkaktohen në kompani. A do të arrijnë ata të martohen pavarësisht të gjithë pengesave?