• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Eda rrezikon jetën në det, nesër në “Dashuria është në ajër”

Serkan kërkon të zbulojë nëse Eda dhe Deniz kanë vendosur vërtet një ditë dasme. Eda me Denizin dhe Serkan me Selinin shkojnë në shfaqje, por në vend të Denizit në sfilatë ngjitet Serkan. Eda dhe Serkan sfilojnë së bashku dhe mahnisin me pamjen e tyre. Selin dhe Deniz xhindosen kur i shohin bashkë. Pas sfilatës, investitori i fton të katërt në një darkë në jaht. Serkan mëson se Eda vërtet ka caktuar një datë për dasmën ndërsa Selinin vazhdojnë e kërcënojnë të ndahet nga Serkan. Në një moment Eda pengohet dhe bie në det. Serkan është i vetmi që e vë re mungesën e saj. Eda shpëtohet nga një tjetër varkë. Melo dhe Eda bëjnë një tjetër plan për të rikthyer Serkanin.