Eda dhe Serkan së bashku me miqtë e tyre e kalojnë natën e fundit të beqarisë duke u argëtuar. Të nesërmen vajzat shkojnë të ndihmojnë Edën me fustanin e nusërisë. Eda provon disa fustane nusërie e bashkë me to provojnë edhe vajzat. Serkan nga ana tjetër bën provat për kostumin e dhëndrit. Para dasmës Eda me mikeshat kërcejnë në hamam. Ajdan i thotë Edës se tani ajo e konsideron si vajzën e saj prandaj mund ta thërrasë nënë. Ajdan ndan një bisedë emocionuese edhe me Serkanin i cili i premton se do jenë një familje e madhe. Gjithashtu dhe Eda me Ajferin përloten nga një bisedë e tyre. Serkan i shpreh Edës dashurinë dhe i thotë se do ta dojë përgjithmonë. Atij i del një punë e papritur pak orë para dasmës dhe Eda mërzitet. Teksa Eda vishet nuse dhe pret për Serkanin, një letër vjen nga Semiha. Eda habitet kur mëson se Semiha i ka lënë aksionet e kompanisë.