Serkan çdo ditë e më shumë arrin të afrohet me vajzën e tij dhe t’i fitojë dashurinë. Ndërsa marrëdhënia me Edën nis të bëhet më komike. Eda i bën të papriturën Serkanit dhe e lë të fle jashtë në ballkon në mënyrë që të mos flenë me një shtrat. Të nesërmën ata i rikthehen punës në kompani dhe sërish aty ndodhin situata shumë komike, kur Serkan përpiqet të shmang Denizin. Ai dhe Eda përfundojnë të dy të vetëm të fshehur në një dhomë.