Serkan dhe Selin drekojnë së bashku. Shoqet e Edës e shohin atë në restorant me Selinin dhe mendojnë se Serkan po tradhton Edën. Serkan ka bërë një plan kundër Kanit. Ky i fundit fiton tenderin, por falimenton. Melo telefonon Edën dhe i thotë se ka diçka të keqe për t’i thënë. Nga ana tjetër edhe nëna e Serkanit telefonon Edën dhe i thotë se do i kërkojë llogari për diçka. Selin gjithashtu telefonon Edën. Eda humb ndjenjat në krahët e Serkanit.