Veprimi i Edës duke puthur Serkanin shkakton një rrëmujë të madhe. Tashmë puthja e tyre është në faqet kryesore të gazetave dhe të gjithë flasin për ta. Serkan i ofron Edës të sillet si e fejuara e tij për dy muaj dhe në këmbim ajo do të marrë bursën. Eda pranon dhe të dy i vendosin kushte njëri-tjetrit. Serkan e punëson Edën si asistenten e tij dhe i parashtron disa rregulla. Eda detyrohet t’i gënjejë mikeshat duke i thënë se është fejuar me Serkan Bolat. Serkanit i anulohet një punë e rëndësishme për shkak të rivalit të tij, Kaan.