• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Eda dhe Serkan vihen përballë një kushti, nesër në “Dashuria është në ajër”

Serkan pasi e mori vesh që Eda po luan me të, nis të tallet me gjërat që ajo i thotë për dasmën. Eda ndërkohë vazhdon të gënjejë Serkanin duke u shtirur si e lumtur që po martohet. Serkan dhe Engin planifikojnë të fusin në kurth Edën dhe Denizin që t’u zbulojnë atyre sekretin. Aleks përndjek Ajdanin dhe Ajferin. Ai i kërcënon nëpërmjet një tjetër personi në mënyrë që t’u marrë para. Kompania e Serkanit dhe Edës fiton një projekt të rëndësishëm, por investitori kërkon që ata të dy të plotësojnë një kusht, të sfilojnë së bashku. Eda pranon për inat të Serkanit.