Ajdan dhe Serkan nuk largohen nga shtëpia e Ajferit dhe kërkojnë që të kalojnë natën aty. Engine dhe Përëll gjithashtu shkojnë në shtëpinë e Ajferit dhe papritur krijohet një situatë e re. Ajdan do kërkojë dorën e Përëllit për Enginin. Ajfer e keqkupton dhe mendon se Ajdan po kërkon dorën e Edës. Mes tyre ndodh një keqkuptim i madh dhe Edës i mbetet hatri pasi mendon se Serkan nuk dëshiron t’i kërkojë dorën. Eda dhe Serkan mësojnë se të dy kanë pritur njëri-tjetrin në restorante të ndryshme. Marrëdhënia e tyre ndryshon dhe një puthje i bashkon sërish.