• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Pa kategori

“E vetmja për mua”, Big Basta na bëri të qajmë me fjalët që i dedikoi Vesës

Vesa Luma dhe Big Basta ditën e djeshme festuan 4-vjetorin e martesës së tyre. E me këtë rast nuk munguan as urimet publike ndaj njëri-tjetrit. Fillimisht ishte Vesa, ajo që shkroi një mesazh mjaft të bukur për Bigun, të cilin e postoi në Instagram.

Por as Bigu nuk ka mbetur pas. Madje ai ka zgjedhur fjalë edhe më të ndjera për të treguar se dashuria e tyre, sa vjen e bëhet më e fortë.

“Kaq shumë vite bashkë dhe kaq shumë kujtime dhe momente të bukura bashkë. Një bekim me emrin Lian dhe një dashuri që rritet çdo ditë e më shumë.
Është shumë e thjeshtë të postosh një status në Instagram por nuk e shpreh dot çka vërtet ndjej. Besimi, respekti por mbi të gjitha krenaria që më bëni të ndjej nuk ka asnjë të krahasuar. Gëzuar përvjetorin e vetmja për mua Vesa Luma! Edhe 100 jetë të tjera bashkë!”, ka shkruar ai.

Vërtetë fjalë tepër emocionuese këto të Bigut, që pasuan mesazhin e Vesës ku shkruante: “Gëzuar përvjetorin. Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat… Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër. Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie Liani. Të dua shumë my forever 24”.

Urojmë që çifti i njohur i artistëve të festojë kështu përgjithmonë, me kaq dashuri e respekt./revistawho.com