• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E vetizoluar në Barcelonë, Aurela Hoxha tregon momentet që përjetoi në Itali: Frika më e madhe ishte kur…

Ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ishte në një lidhje “Skype” nga Barclona, Aurela Hoxha. Ajo tregoi gjendjen në të cilën ndodhet Spanja dhe masat që janë marrë për parandalimin e Koronavirusit. Gjithashtu Aurela tregoi dhe eksperiencën e saj në Milano atëherë kur rastet e para të infektuarëve me Covid-19 filluan të shfaqeshin dhe frika ishte e madhe.

“Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht.
Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë”, tha ajo në lidhjen direkte me Rudina Magjistarin.
Rikujtojmë se Spanja renditet e dyta në Europë, pas Italisë për numrin e lartë të infektuarëve nga Koronavirusi.