Me postimet e ndryshme në rrjetet sociale, Argjentina Ramosaj ka lajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto nga një prej skenave të klipit ku shfaqet e veshur e gjitha me ngjyrë rozë.
“Gati? Vjen së shpejti”, ka shkruar Ramosaj krah postimit i cili ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Argjentina nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër përsa i përket projektit, por me siguri do të publikohet në javët e ardhshme./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CClJaVkD1VB/?igshid=1nhwh2xtpqzcg