• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E veshur dhe e kuruar deri në detaje, Arbana Osmani darkon njejtë si në restorant brenda shtëpisë së saj

Gjatë vetizolimit të gjithë njerëzit janë duke krijuar forma nga më të ndryshmet për t’u argëtuar dhe kaluar mirë.

Së fundmi ka qenë moderatorja e njohur, Arbana e cila ka zbuluar me anë të disa postimeve se si do e kalojë mbrëmjen e sotme.

Ajo ka ndarë disa foto në ‘Instastory’ ku shfaqet e kuruar deri në detaje, e veshur me një kostum të zi dhe takat në ngjyrë të kuqe, duke treguar se do të darkojë në shtëpi me më të dashurin e saj, Eduartin, i cili është kujdesur të gatuajë.

“Nata e takimit, në shtëpi sigurisht”, ka shkruar Osmani krah fotos ku ka pozuar përpara pasqyrës.

Pra nëse jeni në pikëpyetje se si t’i kaloni të premter mbrëma, ndonëse nuk mund të lëvizni nga shtëpia, Arbana sapo ju dha një sugjerim të gjithëve./revistawho.com