• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E sigurt në maksimum, Besa tregon me këtë foto se si kujdeset me vendosjen e maskave

Pandemia ‘Covid-19’ i ka bërë të gjithë edhe më të vetëdijshëm rreth shëndetit dhe masave për të ndaluar infektimin nga virusi.

Edhe këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima duket se tregon kujdesin maksimal në këto muaj aspak të lehtë për të gjithë. Ajo ka ndarë në ‘Instastory’ një foto ku shfaqet me dy maska të vendosura njëra pas tjetrës.

“Kurrë nuk je aq i sigurt”, ka shkruar Besa duke treguar se gjithëkush duhet të tregojë kujdesin maksimal duke përdorur maskat.

Me siguri kjo foto e Besës do të sensibilizojë edhe shumë ndjekës të saj, të cilët duhet ta shohin si një domosdoshmëri përdorimin e maskave në këtë periudhë./revistawho.com