• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E shkuar, e harruar! VIP-at shqiptarë që mbajnë shoqëri me ish-in e partnerit

Historitë e dashurisë mes VIP-ave janë gjithmonë në fokusin e mediave e portaleve duke qenë se jeta personale e tyre përbën një kuriozitet të madh për publikun që i ndjek. Kohët e fundit VIP-at kanë treguar se mund të jesh mik me ish-in e partnerit dhe kjo nuk do të ishte aspak problem. “Revistaëho.com” ju sjell më poshtë VIP-at shqiptarë që e kanë dëshmuar këtë dhe e kanë lënë pas të kaluarën.

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula prej vitesh ishin në një lidhje e cila asokohe komentohej shumë në media. Por edhe pas ndarjes, ata kanë mbetur miq e madje së shpejti do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të ri. Në xhirimet e klipit, ndodhej dhe e dashura aktuale e Ledrit, Sara Hoxha. Kjo e fundit ka pozuar me Dafinën dhe dy vajzat kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Roza Lati dhe Stine dikur ishin në një lidhje për disa vite, ndërsa sot ata kanë mbetur miq. Roza mban marrëdhënie të mira jo vetëm me Stinen, por edhe bashkëshorten e tij, Gracielën. Madje Roza është parë në shoqërinë e Gracielës dhe e ka ftuar atë në emisionin e saj “Why not”.

Një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin kanë edhe partneri i Rudina Dembacajt, Marku me ish-bashkëshortin e saj, Aleksin. Madje së fundmi ata u panë bashkë në një ditë shumë të rëndësishme, në pagëzimin e Viktorias dhe fëmijëve të Markut. Marrëdhënien e tyre shumë të mirë e ka treguar edhe vetë Rudina nëpër intervista e emisione.

Po ashtu një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshorten e Bleros, ruan edhe Afrona. Modelja e cila vitin e kaluar u kurorëzuar në martesë me këngëtarin, ka treguar se ato janë mikesha. Afrona dhe Teuta kanë drekuar bashkë e madje nuk mungojnë komentet mes tyre në rrjete sociale.