• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë, Lajme, Who VIP

E quanin ‘më të shëmtuarën e klasës’ dhe asnjë nuk kërcente me të, por sot ajo vlen 300 milionë paund

Ajo është një ikonë stili që vlen 300 milionë paund, e cila nga një 14-vjeçare e gjatë e hollë u bë një nga supermodelet më të paguara në botë.

Gisele Bundchen pushtoi botën e modës, që kur hyri në skenë me një karrierë pasarele prej 20 vitesh, e martuar me yllin e sportit amerikan Tom Brady dhe e votuar në vazhdimësi si femra më e përsosur.

Si një nga femrat më të bukura në botë ajo është zilia e vajzave. Por në shkollë supermodelja 35-vjeçare, “tallej” për dhëmbët e saj, fizikun e dobët dhe këmbët, si dhe çuditërisht ishte konsideruar si “vajza më e shëmtuar në klasë” nga bashkëmoshatarët e saj.

Ajo thirrej me emra si “xhirafë”, “kruajtëse dhëmbësh” dhe tallej se donte të bëhej një modele, ndërsa lihej jashtë diskove të shkollës, pasi asnjë nuk donte të kërcente me të.

Në vitet e adoleshencës, braziliania nënë e dy fëmijëve ka zbuluar se ajo “ngacmohej” për paraqitjen e saj të çuditshme, duke thënë: “Unë isha gjithmonë më e gjata, më e dobëta dhe më e shpërfillura, më linin gjithnjë jashtë. Unë bëhesha vërtetë e kuqe përgjatë gjithë kohës ngaqë luaja volejboll. Kështu që mendova se tallja vinte thjesht nga mënyra e jetës”.

Pas një vizite në vendlindjen e saj në Horizontina, “Daily Mail” takoi Davidson Hirt, 36 vjeç dhe Alessandro Bogado, 38 vjeç, ish-shokët e klasës së supermodeles, të cilët “talleshin” dikur me të urtën Gisele, vajzën e një nëne nëpunëse banke dhe një babai socialist.

Por ata thanë se emri i saj ishte vetëm “argëtues”, gjë që ishte normale mes grupit të shokëve të shkollës. Ndërsa thanë se motra e saj binjake, Patricia, ishte një nga më të dashurat e shkollës me të cilën çdo djalë donte të dilte. Gisele ishte “në fundin e listës së të gjithëve”, e cila lihej pa kërcyer me njeri në festa.

Ndërkohë që ata bënin shaka me vajzën 14-vjeçare, ajo nisi të merrte pjesë në konkurset e moldeingut, për të cilën thoshin se do të ishte e mirë vetëm për reklamat e fshesave.

Davidson thotë se puthja e parë e Gisele me Alessandro, ishte një sajesë e tyre për të zbuluar se kush do ta puthte për herë të parë “patokun e shëmtuar”.

Por edhe sot Gisele duket se e nuk e ka kuptuar se puthja ishte një shaka: “Ajo puthje ishte gjëja më speciale në jetën time. Ishte vetëm një herë, por pas asaj puthje unë ëndërrova vetëm për të. Nuk mund të mendoja për mashkull tjetër”.

Ndërsa mikeshat e saj thonë se, talljet e bënë atë të vetëdijshme, aq shumë sa ajo shkonte në shkollë me pizhame poshtë pantallonave për të bërë këmbët e saj që të dukeshin më të shëndosha.

Gisele raportohet se u tha një herë: “Një ditë unë do të jem e famshme, atëherë ju do ta shikoni”.

Ndoshta i vetmi person në Horizontina i cili menjëherë pa bukurinë që do ta vendoste Gisele në krye të industrisë së modës ishte zbuluesi i modeleve, Dilson Stein.

Një mik i vjetër i babait të Gisele, Waldir, bëri të mundur që Gisele të takonte Dilson për herë të parë kur ajo mori pjesë në një nga seminaret e tij të modelimit në qytet, në moshën 14-vjeçare.

“Sapo e pashë e mora më vete dhe i thashë atë që ndjeva, që ajo do të bëhej një nga modelet më të mëdha në botë”, thotë Stein. / IconStyle.al