Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të pëlqyera. Ajo për vite me radhë i ka rezistuar skenës, pavarësisht eksperimentimeve në emisione të ndryshme. Vetëm para pak ditësh, Alketa mbylli me sukses spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, ku fitues u shpallën çifti Eni Jani dhe Genc Fuga. Së fundmi, Alketa ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, një foto në të cilën shkruan: “Në Krishtlindje ju mund të bëni më shumë. Është Krishtlindje që mund të duash më shumë”. Moderatorja shfaqet pranë pemës së dekoruar me mjaft shije, e veshur me një minifund të shkurtër, në ngjyrë të kuqe dhe me një palë çizme të zeza. Një kombinim vërtetë i bukur ky! /revistawho.com