• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E pyesin përse nuk lind një djalë, Aurela Gaçe: Gjinia nuk ka asnjë kuptim

Këngëtarja Aurela Gaçe prej pothuajse dy vitesh i gëzohet dy bekimeve më të mëdha në jetë, Abigail Isabelle dhe Grace. Aurela gjithmonë ka treguar se ndihet shumë e lumtur që me dy vajzat e saj provoi ndjesinë e të qenurit nënë.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e shqiptarëve duan patjetër të kenë një djalë në shtëpi, duket se për Aurelën ky nuk është kusht i domosdoshëm. Disa nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’ e kanë pyetur se nëse ka në plan të ketë një djalë në të ardhmen. “Pse duhet patjetër një djalë”, – ka shkruar Aurela me ironi në një nga përgjigjet e saj.

Më pas ajo ka shtuar se për të nuk ka aspak kuptim gjinia, sepse e rëndësishme është të kuptosh se çfarë do të thotë të jesh prind. “Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, mbase qysh 20 vjeçe e kam ëndërruar dhe deshi Zoti që të bëhem nënë. Gjinia s’ka asnjë kuptim për mua, sepse të bëhesh prind është ndjesia më e bukur në botë”, – ka shkruar këngëtarja. Kjo është dhe një mënyrë e mirë për t’u treguar të gjithëve se çdo fëmijë është dhuratë dhe gjithmonë duhet të gëzohemi për dhuratat që jeta na ofron. /revistawho.com