• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

E pyesin për varësen me kryq, Luana Vjollca zbulon pse nuk e heq asnjëherë nga qafa

Gjatë përgatitjeve të fundit të sezonit të ri të ‘Shiko Kush Luan’, moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka ndarë pak kohë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

E pyetur nga një prej fansave se pse Vjollca nuk e heq asnjëherë varsen me kryq, ajo ka pohuar se beson shumë në zot.

“Fat i mirë. Unë besoj shumë në zot. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Luana krah pyetjes së ndarë me të gjithë në ‘Instastory’.

Përveç këtij fakti moderatorja ka zbuluar se loja me raki dhe ajo ‘Pas o Plas’ do të vazhdojnë të jenë pjesë të formatit, por më të vështira se më parë.

Pas këtyre të dhënave ndjekësit e Luanës janë bërë kureshtarë edhe më shumë rreth faktit si do të vijë formati këtë vit dhe çfarë të rejash do të ketë. Deri më tani moderatorja ka zbuluar vetëm se do të ketë shumë surpriza për publikun që do e ndjekë nga shtëpia, por jo vetëm./revistawho.com

CLOSE
CLOSE