Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari ka vendosur që se fundmi një pjesë të kohës në rrjetet sociale ta ndajë me fansat e saj duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme.
“Kam pasur problem me ankthin këto ditë. Ke ndonjë këshillë si mund ta kaloj atë?”, ka qenë një prej pyetjeve që Fjoralba i është përgjigjur duke dhënë disa këshilla të vlefshme, nisur dhe nga eksperienca e saj personale.
“Trupa të ndryshëm, reagojnë ndryshe, por po ndaj ato që më kanë ndihmuar mua. 1-palestër/vrap 2-Ulja e kafeinës/alkoolit 3-Është ok të thuash jo 4-Gjum 5-Menaxho kohën 6-Shijo momentin”, ka shkruar Ponari në postimin e saj në ‘Instastory’.
Kujtojmë se personazhe të ndryshëm të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë rrëfyer eksperiencat e tyre me ankthin dhe gjithë hapat që kanë ndjekur për t’u përmirësuar. Edhe sot ata vazhdojnë të ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme delikate në jetën e tyre, duke i ardhur sapopak në ndihmë dhe duke pohuar se kjo gjë mund t’i ndodhë çdokujt./revistawho.com