• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E pyesin nëse di të gatuajë, Enca befason fansat me përgjigjen

Emri i saj lakohet për performancat dhe veshjet ekstravagante, por askush nuk do e merrte me mend se Enca di të gatuajë shumë mirë.

Këtë e ka pranuar vetë këngëtarja gjatë një videoje “Live”. Pasi një fanse e pyeti në qoftë se di të përgatis lakror, Enca tregoi se jo vetëm që di ta bëj, por edhe do ua tregoj këtë gjë ndjekësve të saj.

“Po di të bëj lakror, një ditë do bëj një “live” duke e përgatitur”- ka thënë këngëtarja.

Ndërkohë përtej kuzhinës, Enca ka treguar se është duke e menduar një performancë të mundshme në Kurdistan, pasi pyeti ndjekësit e saj në qoftë se do të donin që të shkonte atje./revistawho.com