Edhe pse pjesëtarët e familjes mbretërore janë njerëz si ne, ata ndjekin disa rregulla në tavolinë. Duke filluar nga mënyra sesi qërohet një banana deri tek koha kur duhet të niset vakti.
1.Mbretëresha ha hamburger, por pa simite.Arsyeja? Mbretëresha nuk ha me duar (siç konsumohet hamburger). Kështu që ajo e konsumon këtë ushqim të shpejtë, por pa simite. E vetmja gjë që Mbretëresha prek me duar është filxhani i çajit që pi pasditeve.
2.Gocat e detit nuk konsumohen.
3.Hudhra nuk konsumohet në asnjë ushqim. Arsyeja është aroma dhe Mbretëresha ka kërkuar që hudhra të mos përdoret në asnjë gatim të pallatit mbretëror.
4.Në vaktin e drekës, nuk konsumohen karbohidrate. Mbretëresha ka një rregull strikt: Jo patate, jo makarona, jo oriz në pjatën e saj. Ajo preferon peshk ose mish pule me perime.
5.Askush nuk ha përpara se të nisë Mbretëresha. Kushdo që po drekon/darkon me Mbretëreshën duhet të ketë vëmendjen se kur ajo nis të ha dhe kur mbaron. Ajo është e para që nis vaktin dhe e para që mbaron. Nëse Mbretëresha ka mbaruar, edhe të tjerët duhet ta lënë pjatën e tyre, kanë mbaruar apo jo.
6.Mbretëresha nuk i qëron bananet si të gjithë ne. Ajo përdor thikë dhe pirun për të hequr lëkurën e më pas për ta konsumuar në copa të vogla.
7.Edhe Mbretëresha ka një fiksim dhe është torta me biskotë dhe çokollatë. Sa herë që ajo udhëton, ky kek merret me vete sipas një shefi kuzhine që ka punuar në pallat.
8.Princi Charles nuk konsumonte drekë. Princi hante vetëm 2 vakte, mëngjesin dhe darkën.
9.Mbretëreshës i shijon më shumë të konsumojë fruta nga një tas plastik sesa nga pjata. Kjo tregon se jo çdo ushqim shërbehet në pjata floriri.
10.Ushqimet e mbetura nuk hidhen. Mbretëresha ka udhëzuar stafin të mos çojë ushqim dëm.
11.Harry dhe William i dashurojnë ushqimet e shpejta dhe dikur shkonin shpesh në McDonalds.
12.Princeshë Diana nuk e pëlqente mishin e derrit ose viçit. Sipas shefit personal të princeshës, ajo konsumonte vetëm mish qengji herë pas here.