Në një ndër poezitë e tij, shkrimtari Dritëro Agolli ka lënë “amanetin” për ditën kur do ndërronte jetë. Poezia domethënëse e cila tregon shumë për vullnetin e fundit të shkrimtarit u risoll në vëmendje nga “Syri.net”.
Sot pasdite
Sot pasdite dua te vdes…
Më bëni gati pa dalë yjtë,
Gjeni shaminë e ma lidhni gojën,
Mos harroni të m’i mbyllni sytë…
Mos ngjitni nekrologji me vija të zeza
Dhe mos ftoni farefisin dhe miqtë,
Askush mos mbajë fjalime në varreza,
Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë…
Mjeshtri i letrave shqipe u shua pikërisht pasditen e djeshme, rreth orës 16:00.