• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E paragjykojnë dhe e bullizojnë se është ndryshe, nëna ka një kërkesë për vajzën albine

Bullizmi është një fenomen tepër i përhapur në botë por edhe në shkollat shqiptare ku adoleshentët dhe të rinjtë paragjykojnë, përbuzin, madje ushtrojnë edhe dhunë tek personat e tjerë të cilët janë ndryshe nga ata.

E tillë ishte dhe historia e Elisës, vajzës albine e cila gjatë gjithë jetës së saj ishte dhunuar si psikologjikisht edhe fizikisht nga moshatarët e saj, por jo vetëm. Elisa ishte detyruar të ndërronte shpesh herë shkollën për t’i shpëtuar paragjykimeve dhe përbuzjeve.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur mamaja e Elisës, Denisa e cila rrëfeu se vajza e saj nuk është ndjerë e kurrë e pranuar në vendet që frekuentonte. Ajo tregoi se Elisa nuk ndihej mirë me veten dhe se ishte detyruar të hiqte dorë shpejt nga aktivitetet ku angazhohej pasi sulmohej shpesh. “Je arsyeja e jetës sime, por unë nuk dua të dëgjoj prej teje që ti nuk vlen, pasi ti je gjithçka që unë kam, prandaj më premto që do ndryshosh!”,- ishte kërkesa që Denisa kishte për vajzën e saj.
Elisa rrëfeu vështirësitë dhe pengesat që ishte detyruar të kalonte gjatë gjithë kësaj kohe dhe se kurrë nuk kishte arritur të kuptonte se pse të tjerët kanë probleme me të.

Ajo u shpreh duke thënë: “Shoqëria, të gjithë me të cilët qëndroja më kanë lënduar shumë, më kanë gjykuar për pamjen time të jashtme. Si mund të përbuzin dikë duke mos e njohur nga ana e brendshme, nga karakteri i tyre?”

I ftuar surprizë ishte aktori tepër i dashur për publikun, Bes Kallaku i cili kishte një mesazh të veçantë për Elisën: “Sot shoqëria të neglizhon për faktin se ti je ndryshe nga ata, por ajo që e ndot njeriun është fjala e keqe që thotë prej gojës së tij. Ne nuk na zbukuron as lëkura, as bukuria e jashtme, por ajo që ne kemi përbrenda, shpirti dhe karakteri ynë!”./revistawho.com