“Guess” duket se është fiksuar me vajzat shqiptare, aq sa tashmë një sërë prej tyresh janë kthyer në imazh të markës prestigjioze.
E para që tërhoqi këmbën e fatit edhe për bukuroshet e tjera shqiptare ishte modelja Angela Martini.
Kohë më vonë, ajo që shkëlqeu me paraqitjen e saj në sfilatat e firmës së famshme ishte modelja Oriola Marashi.
Rrugën e saj e kanë ndjekur me sukses modelet e tjera bukuroshe nga Megi Luka, Bernarda Islamaj, Franceska Rustemi, Amela Bazja dhe Cindy Marina.
“Guess”, është firmë amerikane e njohur në të gjithë botën për veshjet dhe aksesorët e saj, e cila u themelua në vitin 1981. Imazh i saj kanë qenë emra të mëdhenj të industrisë së modës, si Claudia Schiffer e cila ishte vetëm 19 vjeç kur për herë të parë pozoi për “Guess” e deri tek Adriana Lima. Një hap për t’u duartrokitur ky i vajzave tona!/ /revistawho.com