Një tjetër skenë e papritur ka ndodhur sot në “Përputhen” e këtë herë protagoniste ishte Sindi. Gjithçka nisi kur konkurrenti i ri, Juliani e krahasoi Sindin me vajin e Borshit. E ofenduar, Sindi kërkoi që Juliani të largohej nga studio, por komentet mbi të vazhduan.
Mevlani e krahasoi Sindin me lulen e tulipanit, në përpjekje për ta zbutur situatën, por ndodhi e kundërta. Sindi u nxeh më keq dhe shkoi të godiste Mevlanin. Ishin djemtë e tjerë që ndaluan Sindin, e cila e prekur u largua nga studio.
“Ju nuk reagoni asnjë, ai ofendon, nuk dua të ulem”-tha Sindi dhe u largua e nxehur.
View this post on Instagram