Songyl e detyruar vishet nuse për tu martuar. Feride dhe Toprak së bashku me vajzat dhe djemtë arrijnë të gjejnë Songylin dhe përpiqen të ndalojnë dasmën. Gynej përfiton nga situata për të rrëmbyer Songylin. Kemal vendos t’i prishë punë Mesudes dhe Banus në punën e tyre të re. Nazan vendoset në pozicion të vështirë dhe duhet t’i tregojë Xhemres të vërtetën për pasurinë. Xhemre gëzohet kur mëson se është e pasur sërish. Nazan humb shtëpinë dhe mbetet në mes të rrugës. Defne e cila tani mbeti pa shtëpi vendos të hakmerret ndaj Xhemres. Cili do të jetë plani i saj i rradhës? Na mbetet ta mësojnë këtë javë me episodet e reja çdo pasdite ora 16:10 në TV Klan.