Ajo që pamë e jetuam gjatë fundjavës, koha e zymtë e shoqëruar me shi, do të vazhdoj të na shoqërojë edhe në ditët e ardhshme. Të paktën deri të enjten, parashikohet të vijojnë rreshjet e shiut që do të jenë të pranishme në gjithë territorin, ndërsa më të prekur janë qytete si Korça dhe Vlora, me mbi 30 mm shi.
Sipas meterologes, Rezarta Xhakollari të hënën dhe të martën temperaturat do të rriten për shkak të rrymave të ngrohta mesdhetare. Sipas saj vlera më e lartë do të jetë 22-23 gradë celcius. Në mes javë temperaturat do të ulen në 11-17 gradë, shkruan dritare.net. Ndërsa, në fundjavë, pritet një përmirësim i kushteve të motit dhe një ndërprerje e reshjeve nga dita e premte, si dhe rënia e temperaturave.