Maluma është një nga këngëtarët më të njohur dhe më të pëlqyer të publikut. Ai ka fituar zemrën e të gjithve me projektet e bukura muzikore, por dhe me pamjen e tij. Tani është një djalë i rritur dhe tepër i suksesshëm, por a keni pyetur veten se si dukej ai kur ishte vetëm një fëmijë? Sot Maluma ka publikuar një foto kur dukesh shumë i vogël, megjithatë me buzëqeshje dhe shikim të njëjtë edhe tani. “Maluma Baby” ka shkruar ai krahas fotos, një shprehje që është karakteristike e tij. Kohët e fundit ai ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij duke sjellë bashkëpunime me ikonën e muzikës Madonna-n, por pavarësisht kësaj duket se këngëtari nuk i harron vitet e fëmijërisë dhe “rrënjët” e tij./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B2FZeTwnlZ5/?igshid=10z7jfr550734