• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

E mori njeri vesh çfarë po ndodh? Në videon e parë të rikthimit të ‘Sex and The City’ Carrie përqafon Mr. Big

Traileri i parë i shkurtër i ‘And Just Like That’, ka dalë dhe nuk po kuptojmë asgjë nga ato që po ndodhin. Në një sekuencë shumë të shkurtër, është publikuar një nga ngjarjet e serive, duke nisur nga shfaqja e të gjitha mikeshave bashkë, tek një përqafim i fortë mes Sarah Jessica Parker, në rolin e Carrie dhe Mr. Big. Pra çifti ikonik janë ende të dashuruar, megjithëse fjalët treguan për një ndarje të tyre. Xhirimet e serialit vazhdojnë akoma dhe surprizat nuk kanë mbaruar, por HBO Max zbuloi që shumë shpejt seritë do jenë në transmetim. Një burim pranë personave që po xhirojnë, ka zbuluar që mbyllja e serive do jetë madhështore dhe publiku do e adhurojë./revistawho.com