• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

E mbani mend Omin? Aktori indian është shumë pranë jush, por nuk e dinit

E mbani mend aktorin indian që luante në serialin “Bixhoz me dashuri”? Kunal Jaisingh u bë shumë i famshëm me rolin e “Omit” dhe tani njihet në shumë shtete ku është transmetuar ky serial. Këto ditë aktori ndodhet shumë pranë nesh sepse po kalon pushimet në shtetin fqinj, Greqi. Ai ndodhet në Athinë së bashku me bashkëshorten e tij dhe po kalojnë shumë bukur. Përveç Athinës, çifti ka vizituar edhe Santorinin. Kunal dhe bashkëshortja e tij Bharati janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe kanë zgjedhur Greqinë për të festuar Shën Valentinin. “Gëzuar Shën Valentinin dashuria ime. Ti je e mrekullueshme dhe ndihem me fat që të kam në jetën time. Uroj të kemi sa më shumë Shën Valentin bashkë dhe sa më shumë udhëtime”-ka shkruar aktori në një prej fotove të postuara krah bashkëshortes./revistawho.com