Nuk mund të harrohet lehtë një nga personazhet më të veçantë të serialit “Bidaai”, me emrin “Malti”, vajza që shpeshherë ngatërronte situatat me idetë e saj djallëzore. Kanë kaluar vite që kur seriali ka përfunduar dhe të gjithë janë kuriozë si duket sot aktorja Ashita Dhaëan. Përveç ndonjë ndryshimi të vogël në pamje, pasi vitet kalojnë, Ashita është kthyer në një femër shumë seksi. Këtë e vërtetojnë fotot e saj të fundit ku aktorja nuk shfaqet me fustane të gjatë siç jeni mësuar ta shihni por me fustane të shkurtër duke ekspozuar më shumë lëkurë. Ashita është e martuar dhe ka një vajzë e një djalë binjakë. Ajo vazhdon profesionin e saj aktrimin./revistawho.com