• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E mbani mend Ildën? Një nga vajzat më të bukura të “Big Brother” ka një lajm të bukur për të ndarë

Si çdo gjë e parë, edhe “Big Brother 1” mbetet njëri nga spektaklet më të komentuar dhe kurioziteti për banorët që u bënë pjesë e formatit për herë të parë akoma nuk është shuar.

Ndaj dhe ne kemi sjellë një lajm për njërën nga vajzat e këtij edicioni, Ilda Gegën, e cilësuar si një nga femrat më të bukura që është futur brenda shtëpisë, por edhe më shpërthyesja.

Ilda pas shumë lajmeve të bujshme në vend, jo pak e komentuar ka zgjedhur të vijoj♪7 jetën në SHBA< ku është martuar dhe është bërë nënë e një djali.

Por së fundmi Ilda ka ndarë edhe një lajm tjetër me ndjekësit e saj. Ajo ka zbuluar se do bëhet nënë për herë të dytë, por këtë herë me një vajzë.

“Who runs the world? Girls!”, shkruan Ilda në foton e postuar.

Para 13 vitesh u bë shumë zhurmë për Ildën, për faktin e daljes së parakohshme nga “Big Brother”, si pasojë e një sherri banal, që pati me një tjetër ish¬banore, Mardiolën. Ilda më pas tha se ishte penduar për shoun dhe se fama për të ishte kthyer në një kurth./ revistawho.com