“Sarasvatiçandra” ka qenë një nga serialet më të ndjekur, jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet ku është transmetuar. Ata që e ka ndjekur, me siguri nuk mbajnë mend vetëm Sarasin dhe Kumudin, por edhe aktorë të tjerë që luajtën në këtë serial. Një ndër to është Kalika e cila kishte rol negativ. Aktorja Soni Singh mori shumë famë pas “Sarasvatiçandrës” dhe vazhdon karrierën si aktore, shkruan revistawho.com. Pak ditë më parë ajo ishte e ftuar në eventin e madh që mbahet në Indi “ITA Awards”. Soni Singh i ka mahnitur të gjithë me pamjen. Aktorja kishte veshur një fustan të kuq dhe dukej shumë elegante. Këto janë fotot më të reja nga ajo: