• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E lirë dhe vetvetja, Meghan Markle nuk mund të ndihej më mirë se kaq pas largimit nga pallati mbretëror

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë përherë në qendër të mediave rozë, edhe pas largimit të tyre nga monarkia.

Burime të afërta pranë dyshes kanë treguar për ‘Us Weekly’, se ata janë shumë të lumtur që u zhvendosën në Los Angeles.

“Ata kanë qenë duke i planifikuar gjërat e tyre për muaj me radhë. Kanë parë se si mund të lëviznin dhe janë vërtetë të kënaqur dhe të lumtur që më në fund po e shijojnë këtë gjë. Dhe sigurisht Meghan ndihet edhe më mirë dhe po ndjehet vetvetja sërish”, ka rrëfyer burimi për ‘Us Weekly’.

Kujtojmë se disa javë më parë, në media ka qarkulluar dhe lajmi se Meghan dhe Harry po mendojnë të kenë një tjetër fëmijë pas Archie-t./revistawho.com