Nevina Shtylla ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën e saj private. Megjithatë disa kohë më parë, u zbulua lidhja e saj me një djalë që quhet Arbër Myftari dhe është jurist. “Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë, pasi së fundmi Nevina ka pranuar se është single. “Nuk jam çift fare”, tha ajo në “E diell”, ndërsa u pyet nëse izolimi e kapi të bashkuar apo të ndarë. Nuk dihet nëse mes tyre ka vetëm një krizë, nëse janë ndarë apo nëse Nevina nuk ka dashur të flitet më shumë mbi këtë cështje.