• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E kritikuan për postimin, reagon ashpër Dojna Mema: E trishtë që tronditen nga një vepër arti, por nuk neveriten kur një vajzë dhunohet rrugëve

Dojna Mema ndodhet në Francë për disa ditë pushimi. Gjatë qëndrimit atje, ajo nuk ka humbur rastin të vizitojë monumente historike dhe vepra arti të cilat i ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram.

Mbrëmjen e kaluar moderatorja postoi një vepër të shkrepur në “Musée d’Orsay”:

“Origjina e jetës , 1886 Gustave Coubert”, shkruan Dojna në mbishkrimin që shoqëron foton.

Të shumta kanë qenë reagimet nga ndjekësit por Dojna ka preferuar t’u përgjigjet vetëm atyre që u “neveritën” nga fotoja. Teksa paralelizon revoltën e komentuesve për “veprën e artit” që i ka sjellë në jetë, me indiferencën e tyre për ngjarjet e fundit të kronikës së zezë, Dojna flet për mendësinë e një shoqërie që ngre në piedestal prapanicat e veshura pa shije dhe gropos mendimin. Gjithashtu ajo i bën thirrje të gjithave vajzave që t’i përsërisin vetes vazhdimisht se një ditë ky mentalitet dhe kjo dhunë do të marrë fund, edhe prej tyre.

“Trishtë se si gruaja që u vra mbrëmë në Durrës, si ajo tjetra që u masakrua, copëtua. E trishtë se si gratë akoma nuk e kuptojnë që sjellin jetë dhe janë mrekullia vetë. E trishtë se burrat tanë tronditen nga një vepër arti që simbolikisht “i ka sjellë në jetë” por nuk neveritet kur një vajzë dhunohet në rrugë(eksperiment i bërë në program). Boll më shatë nga mami, babi (ndjesë pastë) apo “virgjëria”, sepse asnjë nga këto nuk mbyt fatkeqësinë e një shoqërie që ngre në piedestal prapanicat e veshura pa shije dhe gropos mendimin. E trishtë si gruaja që u vra mbrëmë në Durrës, si ajo tjetra që u masakrua, u vra, u copëtua. Pastaj flasim për moral! Dhe ti 12-vjeçarja që po më lexon. Të lutem mbylli sytë dhe përsërit me veten:

Një ditë kjo dhunë, ky mentalitet do të marrë fund edhe prej meje. Sepse je qënia më e bukur e kësaj bote. Mbaj qëndrimin tënd, thuaj të vërtetat e tua edhe qëndro gjithmonë me kokën lart. Sepse je grua dhe je dhurata më e bukur e kësaj bote! Sepse je vetë jeta!”, shkruan Dojna.

Moderatorja njihet si një vajzë e shkathët dhe gjithmonë ngre zërin për kauza të rëndësishme.