• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E kritikojnë se si të veprojë me vajzën e porsalindur, moderatorja shqiptare reagon: Boll më

Moderatorja Bruna Lahe ishte e ftuar pasditen e sotme në ‘ftesë në 5’ me Bieta Sulon, aty ku rrëfeu mjaft detaje nga eksperienca e saj e re si nënë. Ajo tregoi se e ka shijuar plotësisht periudhën e shtatzënisë, por fatkeqësisht “kritikat” e nënave të tjera për mënyrën si e vesh vajzën apo detaje të tjera, nuk e kanë lënë ta shijojë plotësisht këtë periudhë.

Nisur nga ky rast personal, Bruna iu bëri thirrje të gjitha mamave të reja që të mos ndikohen nga kritikat dhe fjalët që thuhen lart e poshtë, pasi dhe ajo vetë dikur ka gabuar duke dhënë këshilla thjesht sepse kishte lexuar një faqe libri.

“Tani e kuptoj dhe iu kërkoj ndjesë të gjitha shoqeve të mia që iu kam thënë ‘pse keni vepruar kështu e nuk veproni në këtë mënyrë me fëmijët tuaj’, kur unë thjesht kisha lexuar një faqe libri”, përfundoi Bruna.

Gjatë programit moderatorja u përlot, teksa pranoi se kjo ishte hera e parë që e kishte lënë vetëm, duke treguar se kjo periudhë e ka bërë edhe më shumë të ndjeshme./revistawho.com