• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E komentuan për puthjet në buzë me fëmijët, Kourtney Kardashian i përgjigjet kështu të gjithëve

Kourtney Kardashian ka qenë një nga personazhet më të komentuar të familjes ‘Kardashian-Jenner’ për shkak të mënyrës së rritjes së tre fëmijëve të saj, Mason, Penelope dhe Reign. “Unë me të vërtetë përpiqem të mos i jap energji gjërave që nuk janë të denja për energjinë time. Ndonjëherë unë mund t’i përgjigjem një komenti negativ për argëtim, ose nëse diçka me shqetëson me të vërtetë unë patjetër që kam mënyrën time për ta korrigjuar atë, por zakonisht nuk mendoj dy herë. Pavarësisht se çfarë është ajo që unë jam duke bërë, dikush ka diçka për të thënë, mirë apo keq. Sidoqoftë, më e keqja është kur njerëzit që nuk i njoh japin këshilla për prindërit pa qenë vetë të tillë”, është shprehur Kardashian në një prej deklaratave të saj të fundit.

Ndonëse Kourtney është komentuar gjerësisht për puthjet në buzë me fëmijët e saj, miliarderja ka treguar se nuk do të ndryshojë asnjëherë asgjë në raport me fëmijët e saj, sepse vetëm ajo e di se çfarë marrëdhënie gëzon me ta./revistawho.com