• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

E ke menduar që këtë urinë mbase ta shkaktojnë emocionet? Zbuloje

Ekspertët thonë se çelësi i të mbajturit nën kontroll urinë është të sigurosh balancën e nivelit të hormoneve, kryesisht duke i dhënë përparësi ushqimeve që mbajnë lart nivelin e leptinës, hormoni që lirohet nga qelizat e dhjamit. Gjithashtu është me rëndësi limitimi i ushqimeve që rrisin nivelin e sheqerit në gjak, pastaj shtojnë prodhimin e insulinës dhe i japin adrenalinës shtysën për të çliruar kortisol.

Se kur e nisni dietën dhe cilën zgjidhni të provoni, e dini vetëm ju, pasi çdo njeri ka kohën e vet të motivimit. Ekspertët ama kanë listuar një listë rregullash për të ngrënë me kujdes:

Mos nxito dhe zgjidh momentin e duhur për të arritur qëllimin tënd. Merre me qetësi!

Vendos qëllime të forta dhe përmbaju atyre.

Ushqeje trupin dhe mendjen njëkohësisht me mendime pozitive.

Shijoje ushqimin.

Kushtoji vëmendje emocioneve që ndjen. Nëse kupton çfarë ndjen, e kontrollon çdo gjë më lehtë.

Mos i kushto rëndësi shumë peshës. Të fokusohesh tek numrat pa motivimin e duhur, e përkeqëson situatën.

Eksperimento me receta të shëndetshme.

Pranoje që në fillim se do kesh pengesa për të kaluar.

Duaje veten mbi gjithçka tjetër!/revistawho.com