• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“E kam bërë”, Enca e pranon se ka kryer marrëdhënie me të famshëm!

Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Enca ka vendosur së fundmi të kalojë një pjesë të kohës me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke iu përgjigjur pyetjeve prej tyre të mbërritura në llogarinë e saj.

E pyetur nëse ka dashuruar ndonjëherë, Enca ka pohuar se po, ndërsa më tej i është përgjigjur dhe shumë pyetjeve të tjera, të cilat kanë ngjallur shumë kuriozitet për fansat me siguri.
Haxhia ka pranuar pa komplekse se ka dërguar foto nudo në rrjetet sociale, duke u treguar mjaft transparente.
Një fans e ka pyetur nëse ka menduar të pajtohet me Noizy-n, duke qenë se dyshja e artistëve i dhanë fund bashkëpunimit të tyre disa vite më parë.
Enca ka treguar se e ka bërë, duke zbuluar se e ka menduar dhe mundësinë e rregullimit të raportit të tyre. Mes shumë përgjigjesh ka dalluar dhe ajo ku këngëtarja ka pranuar se ka pasur marrëdhënie intime me një personazh të njohur nga estrada shqiptare.
Me siguri këto përgjigje i kanë surprizuar jo pak ndjekësit e Encës, të cilët janë treguar perherë shumë kureshtarë rreth jetës së saj private./revistawho.com